Incidenti në qendrën e votimit në Kashar/ “SPAK duhet të hetojë”, Klevis Balliu: Autorët janë lejuar të largohen

Koordinatori i PD-së, Klevis Balliu, në një lidhje të drejpërdrejtë për mediat së bashku me Belind Këllicin ka reaguar për incidentin e ndodhur pak më parë në qendrën e votimit në Kashar.
Ai tha se është ushtruar presion ndaj vëzhguesve dhe gjithë procesit zgjedhor prandaj mund të konsiderohet si krim zgjedhor.  Sipas tij SPAK duhet të hetojë personat përgjegjës të këtij incidenti të cilët kalojnë postbllokun e policisë edhe pse nuk janë pjesë e medias.

” Ka patur punonjës policie jashtë godinës. Gjithashtu është ushtruar presion ndaj vëzhguesve dhe gjithë procesit zgjedhor prandaj ne e quajmë si krim zgjedhor. SPAK duhet ta hetojë këto persona që pa ju dridhur qerpiku kalojnë postbllokun e policisë, dhe ata pa bexhë dhe pa qënë njerëz të mediave futen brenda sepse janë pjesë e bandave” tha Balliu.

Më tej ai theksoi se shqiptarët mund të shikojnë se pushteti në ditët e para të saj ka prodhuar vetëm dhunë.

“Cilido shqiptarë tani e shikon se cfare ka prodhuar në ditët e para të këtij pushteti, prodhoi dhunë në qëndrat e numërimit.” përfundoi ai

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook