Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Tirana është qarku i fundit që pritet të mbyllë procesin e numërimit të votave preferenciale, kur duhen edhe 154 kuti të fundit të shpallin rezultatin përfundimtar të mandave të përfituara nga votimet e 11 majit.

Sipas të dhënave më të fundit të orës 21:00, nga koalicioni opozitar PD-ASHM, vijon garën për mandatin e 13-të, Jorida Tabaku me Ilir Alimehmeti, por me një diferencë të thellë.

Nga të dhënat e KQZ, Tabaku numëron 16,642 vota, ndërsa kandidati i PD Ilir Alimehmeti 15,021 vota, pra diferenca është afro 1620 vota.

Megjithë ndryshimin e shifrave, diferenca e thellë duket se i jep Tabakut një vend të sigurt në garë e megjithatë pritet të shihet deri në fund se si do të ndryshojë kurba e votave.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook