Krerët e lartë të Bashkimit Evropian ndodhen në Tiranë për mbledhjen e Komunitetit politik Evropian që mbahet nesër (16 maj) e po në këtë ditë dhe opozita ka lajmëruar protestë.
Për analistin Mentor Beqa, ky vendim i opozitës është i pritshëm pikërisht për të përmbushur qëllimin e tyre për prishjen e imazhit, por në një kohë kur PS ka korrur fitore plebishitare, PD e ka të vështirë të konsolidojë idenë se zgjedhjet e 11 majit u vodhën.
Mentor Beqa: PD është kundërkohë, e ka të vështirë në kushte të tilla kur ka fitore plebishitare, konsolidimi i idesë se këtu zgjedhjet janë vjedhur është i vështirë.
Liderët evropianë, nuk duan të dëgjojnë për Shqipërinë këto lajme, Rama është i avantazhuar në këtë aktivitet. Mision i vështirë i opozitës për të krijuar bindjen tek evropianët se zgjedhjet janë vjedhur.
Aftësitë lobuese në SHBA të opozitës janë shumë herë më të mëdha se dikur, mbetet për tu parë qasja amerikane ndaj Shqipërisë.
Konjukturat zyrtare dhe politike amerikane janë skeptikë ndaj Ramës. Politika e jashtme e SHBA komplekse. Kanë mbajtur një qëndrim neutral deri tani. Ka patur flukse që kanë neutralizuar njëra-tjetrën.
()