Janë numëruar deri më tani 833 kuti votimi nga 1282 kuti në total në qarkun e Tiranës.
Partia Socialiste ka siguruar 19 mandate. Në listën e hapur, kryeson Blendi Gonxhja me 15.909 vota. Ervin Hoxha vjen pas tij, me 13.145 vota, ndërsa ndjekin Erion Braçe (12.271 vota), Fatmir Xhafaj, Ornaldo Rakipi, Anila Denaj e Kejsi Elezi. 20-vjeçarja pritet të jetë deputetë në parlament, për shkak të kuotës gjinore.
Ndërsa, jashtë parlamentit deri në këto momente kanë mbetur një sërë figurash kyçe të Partisë Socialiste. Xhemal Qefalia, edhe pse ka marrë 5718 vota, mbetet jashtë Kuvendit.
Gjithashtu, jashtë parlamentit pritet të mbeten edhe Blerina Gjylameti, Olta Xhaçka, Etilda Gjonaj, Plarent Ndreca, Florian Pullazi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Ermonela Felaj, Klotilda Bushka, Toni Gogu, Halit Valteri, Endrit Braimllari, Arben Pëllumbi etj.