“Partia në pushtet dhe shteti këtu unifikohen”, Mentor Beqa në LOG: Nuk mund të ketë rotacion nëse partia është e lidhur me shtetin

I ftuar në emisionin LOG në News 24, Mentor Beqa, pedagog, analizoi pse Partia Socialiste pati një fitore të tillë në zgjedhjet e 11 Majit.

Sipas Beqas, unifikimi i partisë dhe shtetin, i dha një avantazh akoma më të madh dhe, sa të jetë ky lloj unifikimi, nuk mund të ketë rotacion në Shqipëri.

“PS mori 83 mandate, por nuk është një votë masive, sepse nuk ishte pjesëmarrje e madhe në votimet. Përse vendosën kështu një pjesë e mirë? Sepse ka pakënaqësi nga partitë.

Thelbi është se partia në pushtet dhe shteti unifikohen dhe kjo i jep një avantazh partisë që ka pushtetin. Pushteti këtu është shumë i vështirë për t’u ndërruar, sepse shteti unifikohet me partinë.

E dyta, opozita nuk ka qenë konkurruese, madje ka humbur shumë krahasuar me më parë. Por sëmundja kryesore është partia e lidhur me shtetin. Dhe sa të kemi këtë, nuk mund të ketë rotacion në Shqipëri” – tha Beqa.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×