Partia Demokratike pati një fitore të ngushtë në qarkun e Lezhës, ku fitoi me 45.1% të votave përkundër 42.2% të Partisë Demokratike.
Si rezultat, në përfundim të numërimit koalicioni i opozitës fitoi 4 mandate, ndërsa Partia Socialiste 3.
Në kampin socialist, pati një garë të fortë deri në momentin e fundit për kandidatin e listës së hapur.
Kandidatja fituese doli Marjeta Neli 6745 vota, e cila do të jetë në Kuvend në legjislaturën e re. Pas saj, u renditën Admir Kadeli dhe Pranvera Skana me respektivisht 5600 dhe 5531.
Në këtë mënyrë, Marjeta Neli i bashkohet 2 deputetëve të tjerë të listës së mbyllur të PS, Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj.
()