“Shqipëria është mishërimi i procesit drejt BE-së”, Antonio Costa: Të mbahet ky ritëm, mund të anëtarësoheni edhe para 2030-s

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, u shpreh se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së, por duhet mbajtur ritmi dhe nuk është çudi që, nëse vijohet kështu, anëtarësimi në BE mund të arrihet para 2030.

Falemidenrit për mikpritjen e ngrohtë. Dhe që është kënaqësi që përmbyll turin tim të 6 vendeve  Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Zgjerimi me BP është një investim më i rëndësishëm që po bëjmë. Është momenti i duhur që ta arrijmë këtë proces. Shqipëria është mishërimi i procesit të zgjerimi duke qenë në rrugën e duhur drejt anëtarësimit, rezultatet e zgjedhjeve treguan dëshirën e qytetarëve shqiptarë për BE-në. Ju përgëzoj për fitoren mbresëlënëse. Anëtarësimi në BE është investimi ynë i përbashkët. Ju e dini se çfarë duhet bërë. Ajo që dëshirojnë të bëj t’ju inkurajoj t’i mbani sytë drejt objektivit. Dy çështje janë kyçe: sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.

Qëndrojmë së bashku në arenën ndërkombëtare. Dialogu i parë në nivelet të lartë BE-Shqipëri para pak kohe ishte shembull përafrimi. Këtë javë kemi dhe Samitin e Komunitetit Politik me 40 udhëheqës që organizohet për herë të parë në këtë pjesë të Europës. Jam i bindur se takimi do jetë mbresëlënës. Përgëzoj Mogherini për iniciativën e çeljes së Kolegjit të Evropës së Tiranë. Më vjen keq që nuk do kem kohë që nuk do vijë në Kolegjin e Evropës. Europa nuk do thotë vetëm begati, vlera. Europa ka nevojë edhe për fytyrën tonë të përbashkët. Ky është momenti si në ’92 për të marrë hapin tjetër të rëndësishëm.

Nuk po këkroj ndonjë datë në vetvete, por ne do të shikojmë dita ditës se çfarë po bën Shqipëria, arritjet. Sapo të përfundojmë procesin, në atë moment do të bëhet shtet anëtare e BE, pse jo dhe më parë, përpara 2030.

Nëse do jetë me këto rezultate, atëherë është tërësisht e mundur që të bëhet anëtare para 2030, kjo varet nga ecuria. Mesazhi im është që në muajit në vijim dhe vitet ne vijim, jam i sigurt që mund të bëni një punë të shkëlqyer, vitin tjetër kur të vijë serish, jam i sigurte që nuk do më pyesin më të njëjtën pyetjen” –u shpreh Costa.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook