SPAK i sekuestroi telefonin, reagon kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli: I gatshëm të bashkëpunoj me çdo instancë shtetërore

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, ka reagur në lidhje me raportimet se Prokuroria e Posaçme i ka sekuestruar telefonin.

“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me çdo instancë shtetërore”, ka deklaruar ai.

Kryebashkiaku i Vaut të Dejë është nën hetim për “korrupsion zgjedhor”.

Kujtojmë se më 4 maj, në fund të një takimi kryeministri Edi Rama iu drejtua Shkrelit, lidhur me angazhimin e këtij të fundit në fushatë.

“Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta!”, tha ai.

Kristian Shkreli, kryebashkiak i Vau Dejësit i fitoi zgjedhjet 2 vite më parë si kandidat i Partisë Socialiste.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×