Hapja e mbi 53 mijë zarfeve të ardhura nga Greqia është kthyer në problemin më serioz të procesit të numërimit nga Diaspora. Aktualisht të gjitha votat nga vendi fqinj janë të ndara veçmas.
KQZ njoftoi se nesër në orën 9:30 do të marrë një vendim përfundimtar se çfarë do të bëhet me numërimin dhe vlerësimin e votave nga Greqia.
Por duke parë interesin dhe dyndjen e madhe në Parkun Olimpik, ashtu siç ka vendosur për disa KZAZ ku ka pasur problematike, KQZ ka revokuar të gjithë vëzhguesit nga ky vend. Pra, vëzhguesit nuk do të kenë mundësi të jenë të prënishëm në numërimin e votave të Diasporës në Parkun Olimpik, përjashtuar ato ndërkombëtarë.

Njoftimi i KQZ:
PËR ANULIMIN E PROCESIT TË AKREDITIMIT TË INSTITUCIONIT “VNVJ”
Në mbështetje të neneve 102 dhe 118 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 49 të ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe të nenit 6, pika 5 dhe nenit 10, pika 1 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 424, datë 03.06.2015 “Për funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL)”, të ndryshuar, si dhe të udhëzimit nr. 5, datë 10.05.2019 të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Për procedurat e vlerësimit dhe akreditimit në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, Komisioni i Sigurimit të Cilësisë:
VENDOSI:
1.Anulimin e procesit të akreditimit të institucionit të arsimit të lartë “VNVJ”, për shkak të mosplotësimit të kushteve të nevojshme dhe mospërmbushjes së kritereve të parashikuara në kuadër të procesit të akreditimit institucional.
2.Ngarkon Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) për zbatimin e këtij vendimi dhe njoftimin e institucioneve përkatëse për anulimin e procesit të akreditimit të institucionit “VNVJ”.
3.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.