Kur po numërohen votat e fundit për kandidatët, në KZAZ-në e “1 Majit” në Tiranë, nga tensionet e krijuara, janë shtuar edhe forcat e policisë në mënyrë që të shmangen përplasjet verbale.
Siç raporton gazetarja e News24, Megi Latifi, janë shtuar forcat policore, madje edhe punonjësit e medias janë kontrolluar me detaje, në mënyrë që mos lejohen persona që nuk kanë lidhje me këtë proces.
Sa i përket numërimit, ka vijuar pa ndërprjerje dhe mbrëmja e sotme do të finalizojë edhe këtu procesion e numërimit të preferencialeve, që në Tiranë ka qenë një garë e fortë mes kandidatëve në listë të hapur.
()