Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet me shkelma dhe grushte kryetarin e KZAZ, pamjet e sherrit në Kashar

Arena e Lajmit ka siguruar ekskluzivisht pamjet, sesi komisioneri në një qendër votimi ka goditur me grusht kryetarin e KZAZ.

Procesi i numërimit të votave në njësinë administrative Kashar është pezulluar përkohësisht pas incidentit të rëndë të ndodhur në ambientet e Qendrës së Numërimit.

Një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke sjellë tension dhe ndërprerje të menjëhershme të punës.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook