VIDEO-LAJM/ Mbërrin në Rinas presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, do të jetë pjesë e Samitit Evropian nesër në Tiranë

Mbrëmjen e sotme ka mbërritur në Tiranë dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili do të jetë pjesë e tryezës së liderve evropianë, që do të mblidhen në Samitin Evropian të BE, më 16 maj në kryeqytet.

Në Rinas, Zelensky është pritur nga ministri i Mbrojtjes Piro Vengu.  Gjatë ditës së sotme në Tiranë kanë mbërritur dhe krerë të lartë të BE si Ursula Von der Leyhen, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, kryeministri britanik Keir Starmer etj. Më 16 maj, do të organizohet Komuniteti politik Evropian në Tiranë, i pari takim në Ballkanin Perëndimor.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook