Al Ittihad shpallet kampion, Mitaj e Benzema hyjnë në historinë e kampionatit të sheikëve

Al Ittihad është shpallur kampion në Arabinë Saudite. Skuadra ku luan Mario Mitaj fitoi 1 me 3 në transfertën e Al Raed, duke fituar matematikisht titullin në kampionatin e Arabisë Saudite.

Dhe pse asgjë nuk u duk e lehtë pasi vendësit shënuan të parët, skuadra e Mitajt ia doli të reagojë, duke shënuar plotë 3 gola falë realizimeve të Bergwijn, Pereira dhe Al Oboud. Ky është titulli i 10-të për ta në historinë e klubit.

Mitaj, Benzema dhe pjesa  tjetër e grupit u panë mjaft të lumtur, kur kanë mbetur dhe 3 javë për t’u luajtur, për arritjen e një suksesi tepër të vështirë, duke ditur edhe rivalët për titull këtë sezon për ta, siç janë Al Hilal apo Al Nassr i Cristiano Ronaldos.

Një sukes tepër I rëndësishëm ky padyshim për Mario Mitajn, me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare i cili u afrua në fillim të sezonit si huazim te Al Itihad, që më pas vendosi të blinte kartonin e tij nga Lokomotiva e Moskës.

Mitaj ka lënë pas edhe një dëmtimi. Menjëherë është preferuar në dy ndeshje radhazi si titullar. Pritet të shihet në javët në vijim, pas përfundimit të sezonit nëse mbrojtësi i kombëtares tonë do ta vijojë apo jo aventurën në kampionatin arab.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook