Gjatë protestës së organizuar nga Partia Demokratike, lideri demokrat Sali Berisha ka mbajtur një fjalim të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha e akuzoi Ramën se ka dhunuar vullnetin e lirë të shqiptarëve.
Berisha sulmoi gjithashtu mënyrën si Rama priti liderët e Bashkimit Europian në Tiranë, duke deklaruar se ai është “hajdut zgjedhjesh”.
Kreu i Sali Berisha në protestën e PD: Edi Rama dëshmoi se është një kriminel, një monstër ndaj vullnetit të lirë të shqiptarëve. Kjo betejë do fitohet nga luftëtarët e lirisë. Rama nuk ka të ardhme, do përfundojë aty ku kanë përfunduar armiqtë e votës së lirë. Rama i priti liderët e BE-së si hajdut, si Toto Rino, i aftë për të shkelmuar çdo parim, për të qëndruar në pushtet, vetëm se e di që vendin e ka në burg dhe e di se atje do shkojë.
(Arena e Lajmit)