CNN rendit këngët e Eurovizionit, ja vlerësimi për Shqipërinë

CNN ka renditur çdo kënge finaliste, nga më e dobëta te më e mira, ku Shqipëria surprizon në vend të parë.

26. Armenia – PARG, “Survivor”
Një mashkull i bukur që vrapon pa bluzë mbi një pistë, në ngjyra ose bardhë e zi dramatik, me një këngë që të bën të ndihesh si në një reklamë proteine. Estetika? Si të kishte dizajnuar një inteligjencë artificiale.

25. San Marino – Gabry Ponte, “Tutta L’Italia”
Autori i hitit “Blue (Da Ba Dee)” nga Eiffel 65 është kthyer me një këngë ku përmenden makarona, verë dhe Mona Liza. Kaq. Dhe jo, nuk është meme – është realitet.

24. Mbretëria e Bashkuar – Remember Monday, “What The Hell Just Happened?”
Vajzat dinë të këndojnë, por kënga është si mbetje e një feste të vitit 2013.

23. Portugalia – Napa, “Deslocado”
E butë, relaksuese, por totalisht e harrueshme. Një këngë për në Spotify, jo për në skenën e Eurovision-it.

22. Lituania – Katarsis, “Tavo Akys”
Shumë emocione, por pak festë. Si të jesh bllokuar në një bisedë me dikë që flet vetëm për dhimbjen e brendshme dhe nuk të lë të largohesh.

21. Gjermania – Abor & Tynna, “Baller”
Kënga është surprizë ritmike, por vargjet janë krim më vete.

20. Izraeli – Yuval Raphael, “New Day Will Rise”
Një baladë e mbushur me ngarkesë emocionale dhe politike. Kënga si muzikë mbetet më e dobët krahasuar me vitin e kaluar.

19. Spanja – Melody, “Esa Diva”
Shfaqje dramatike, por kënga është një përzierje e zhurmshme që nuk bind as jurinë, as publikun.

18. Islanda – VÆB, “Róa”
Energjike në kufijtë e lodhjes. I vetmi funksion i tyre: të zgjojnë publikun në mes të baladave të shumta.

17. Norvegjia – Kyle Alessandro, “Lighter”
I ri, energjik, por tekstet janë sikur të jenë përkthyer nga Google Translate nga anglishtja… në anglisht.

16. Polonia – Justyna Steczkowska, “GAJA”
Një kthim pas 30 vitesh, me lëvizje dramatike dhe violinë. Por zëri është pak shumë… operistik për shijet e sotme.

15. Letonia – Tautumeitas, “Bur Man Laimi”
Një grup etno-pop që sjell kulturë dhe gjuhë autentike në skenë. Nuk është për të gjithë, por është 100% Eurovision.

14. Greqia – Klavdia, “Asteromáta”
Baladë prekëse për humbjen dhe emigrimin.

13. Holanda – Claude, “C’est La Vie”
Një përzierje e ëmbël anglisht-frëngjisht që kërkon të fitojë zemrat e jurisë. E kënduar shkëlqyeshëm.

12. Ukraina – Ziferblat, “Bird of Pray”
Një mishërim i gjithçkaje që është Eurovision: guxim befasi. Jo për të gjithë, por absolutisht origjinal.

11. Estonia – Tommy Cash, “Espresso Macchiato”
Një karikaturë absurde e kulturës italiane të kafesë. Ju nuk doni ta pëlqeni këtë këngë – por do ta bëni.

10. Malta – Miriana Conte, “Serving”
Vajza dominon skenën me vetëbesim dhe zë të fortë. Pak e tejkaluar, por funksionon.

9. Danimarka – Sissal, “Hallucination”
Pas pesë vitesh mungesë, Danimarka rikthehet me një baladë magjepsëse. Shumë më mirë live sesa në studio.

8. Suedia – KAJ, “Bara Bada Bastu”
“Do bëjmë sauna, sauna, do djersisim,” thonë këta tre finlandezë që përfaqësojnë Suedinë. Është qesharake, por e paharrueshme.

7. Luksemburgu – Laura Thorn, “La Poupée Monte Le Son”
Një kundërpërgjigje feministike ndaj një fitueseje të vitit 1965. Klasike, argëtuese dhe inteligjente.

6. Italia – Lucio Corsi, “Volevo Essere Un Duro”
Një këngë e ndjerë mbi identitetin dhe burrërinë. Shumë e bukur dhe ende e nënvlerësuar.

5. Franca – Louane, “Maman”
Një baladë personale për nënën e ndjerë të Louane. E sinqertë, e thjeshtë dhe tepër prekëse.

4. Zvicra – Zoë Më, “Voyage”
Delikate dhe e bukur, kjo këngë do të qëndrojë gjatë në kujtesën e publikut, edhe pse nuk pritet të fitojë dy herë radhazi.

3. Finlanda – Erika Vikman, “Ich Komme”
Një himn feminist dhe seksual që nuk ka turp nga asgjë. Mikrofonë gjigantë me flakë dhe tekst që e thotë troç.

2. Austria – JJ, “Wasted Love”
Zë brilant dhe emocione të forta, por… ngjan shumë me këngën fituese të vitit të kaluar. Rrezikon penalizim për ngjashmëri.

1. Shqipëria – Shkodra Elektronike, “Zjerm”
Një duet që nuk e pëlqen Eurovision-in – dhe pikërisht për këtë, ndoshta do ta fitojë. Zjarr, absurditet dhe stil alternativ që nuk fal. Fansat e duan. Dhe me të drejtë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook