Conte opsioni i parë për stolin e Juve-s, Bonucci mund të jetë ndihmësi i tij

Ndërkohë që ekipi i Juventusit po lufton të sigurojë një vend në Champions sezonin e ardhshëm, drejtuesit po mendojnë për ndërhyrjet që do të bëhen në merkaton e verës, ku priten ndryshime duke filluar nga stoli i “Zonjës së Vjetër”.

Së fundmi, e përditshmja italiane, “Tuttosport” shkruan se bardhezinjtë i kanë bërë ofertë Antonio Pintus, përgatitësit atletik që dikur ishte pjesë e Juves me trajnerin Lipi në krye. Dhe pas këtij vendimi, duket se në klubin bardhezi mund të rikthehet ish-kapiteni Leonardo Bonucci, këtë radhë jo më si lojtar.

Drejtori sportiv Xhuntoli është takuar me Bonucci-n për të diskutuar mbi të ardhmen, jo si trajner i parë, por për të qenë pjese e stafit të Antonio Contes. Ky i fundit është një nga emrat më të lakuar për të marrë drejtimin e Juves sezonin e ardhshëm. Për të përforcuar më tepër këto zëra, pak ditë më parë ishte Gabriele Oriali, i cili u shpreh se këtë radhë nuk mund të shkoj aty ku do të jetë Konte”, një frazë që më pas u mohua, por la të kuptohet se roli i Oralit, i cili është menaxher teknik në stafin e Contes do të zëvendësohej nga Bonucci, nëse do të rikthehej tek Juventusi.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook