Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Librazhdit, i akuzuar për djegien e një magazine në fshatin Kovanik, njësia administrative Rrajcë.
Sipas njoftimit të policisë së Librazhdit, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi Orteo Gurra nga fshati Rrajcë.
Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
()