Një garë e tretë emocionuese për Çmimin e Këpucës së Artë 2024-2025, me Kylian Mbappé, Mohamed Salah dhe Viktor Gyökeres që do ta luftojnë për të fituar çmimin deri në minutat e fundit të sezonit të tyre përkatës. Ky çmim jepet në fund të çdo sezoni sportiv për golashënuesin më të mirë të të gjitha kampionateve evropiane. Nuk është një renditje automatike sipas numrit të golave, pasi golat e shënuar shumëfishohen me koeficientin e vështirësisë të kampionatit ku janë shënuar.
Mbappé, me tripletën në El Clasico dhe golin ndaj Majorkës, ka rikthyer veten në garë dhe ka ende 2 ndeshje në La Liga kundër Sevillës dhe Real Sociedad për të rritur pikët e tij, teksa sulmuesi francez numëron 28 gola në 32 ndeshje të luajtuara me merengues. Po kaq ndeshje ka edhe Salah, me Liverpoolin tashmë kampion në Premier League, ai ka realizuar gjithsej 28 gola në 36 ndeshje, ndërsa në dy ndeshjet e fundit do të përballet me Brighton dhe Crystal Palace. Ndërkaq, Gyökeres sulmuesi suedez i Sporting Lisbonë ka realizuar 38 gola në 32 ndeshje në Primera Ligën portugeze. Ai ka vetëm një ndeshje për të luftuar titullin në Portugali me Sporting Lisbonën në sfidën ndaj Vitoria Guimaraes në shtëpi.