Dy adoleshentë të moshës 14 dhe 15 vjeç janë konfliktuar në Maliq, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheqeras ku një 14-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës thikë një 15-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se të miturit janë zënë për motive të dobta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që konfliktoheshin mes njëri tjetrit.
Sipas informacioneve, 14-vjeçari e ka plagosur me thikë në një rrugicë në hyrje të fshatit Sheqeras.
Autori është kapur nga policia, ndërsa ka deklaruar fillimisht se 15 vjeccari e ngacmonte herë pas here me fjalë e ky është motivi i sherrit. I plagosuri ka marrë goditje me thikë në pjesën e barkut dhe të shpatullës por sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 13:40, në fshatin Sheqeras, Maliq, një 14-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës thikë një 15-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
()