“Nesër presim investitorë nga Lindja e Mesme, Europa e SHBA”, batutat e Ramës për kryeministrin britanik: Pasi të ikë do të kthehet edhe dielli

Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për media me homologen e Danimarkës, ka shfrytëzuar mundësinë për të bërë një batutë të njohur mbi motin ku në “shënjestër” ishte Keir Starmer. Rama, për të tretën herë, e ngacmoi për reshjet dhe ‘motin e keq që kishte sjellë ai në Tiranë’, duke thënë se ‘pas largimit të Starmer nga Shqipëria, dielli do të kthehet sërish’.

Ai gjithashtu bëri një njoftim për një ngjarje të rëndësishme që do të zhvillohet nesër, një forum investimesh, ku pritet të marrin pjesë investitorë të shquar nga Lindja e Mesme, Europa dhe Amerika. Rama e përshkroi këtë ngjarje si një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë dhe për Tiranën, duke e quajtur atë një ditë të shkëlqyer për qytetin dhe vendin.

Edi Rama: Nesër këtu kemi një eveniment fantastik, një forum të shkëlqyer investimesh me një numër të madh investuesish shumë të shquar që vijnë nga Lindja e Mesme, Europa dhe Amerika dhe do të jetë një tjetër ditë e shkëlqyer për Tiranën dhe Shqipërinë.

Dhe nesër jam i sigurt që pasi kryeministri britanik të largohet nga vendi do të kthehet dielli.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook