“Nuk e di të ardhmen”, Kumbulla: Gjithçka varet nga trajneri i ri i Romës

“E vetmja gjë e sigurt është se do të rikthehem në kryeqytet, më pas do të shohim, pasi te Roma për momentin nuk kanë as trajner”. Këto ishin fjalët e Marash Kumbullës, qendërmbrojtësit kuqezi, në një intervistë të gjatë dhënë për La Gazzetta dello Sport. Kumbulla po mbyll një vit fantastik në aspektin personal me Espanyol, por në fund të këtij sezoni i përfundon huazimi, është i detyruar të rikthehet te Roma, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.

Kumbulla pranoi se ka ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë me drejtuesit e Romës, por sërish është i pa qartë se çfarë do të ndodhë:

“Raporti që kam me shoqërinë është optimal, më pas është e qartë, gjithçka varet nga trajneri i ri. Gjithsesi, ka ende shumë kohë, për momentin nuk po mendoj për këtë. Gjëja më e rëndësishme është që unë kam ri gjetur vazhdimësinë, ndihem mirë fizikisht dhe kam luajtur shumë”, u shpreh Kumbulla ndër të tjera për La Gazzetta dello Sport.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook