Kryeministri britanik Keir Starmer në një prononcim për mediat para takimit të Komunitetit Politik Evropian që mbahet sot në Tiranë, e ka cilësuar presidentin Putin jo serioz në premtimet e tij për vendosjen e armëpushimit në Ukrainë.
Starmer tha se për këtë arsye, Evropa duhet të jetë e bashkuar për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, pasi pa to s’ka armëpushim.
“Është shumë e rëndësishme që ne të kemi një unitet absolut me aleatët tanë dhe do ta diskutojmë sot që duhet të ketë një armëpushim. Nëse nuk veprojmë së bashku për sanksionet nuk do të ketë armëpushim por për mua kjo është e qartë që Putin nuk e do seriozisht paqen dhe po tërheq gjërat zvarrë ndaj sot është e rëndësishme për të punuar me kolegë që të jemi të bashkuar dhe do ta diskutojmë gjerësisht dhe me presidentin Zelensky i cili do të jetë këtu”, tha Starmer.
Keir Starmer: Ajo cfarë pamë dje është një tjetër provë që vërteton se Putin nuk është serioz sa i paqes dhe po tërheq gjërat zvarrë. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi një unitet absolut me aleatët tanë dhe do ta diskutojmë sot që duhet të ketë një armëpushim.
Nëse nuk veprojmë së bahsku për sanksionet nuk do të ketë armëpushim por për mua kjo është e qartë që Putin nuk edo seriozisht paqen dhe po tërheq gjërat zvarrë ndaj sot është e rnëdësishme për të punuar me kolegë që të jemi të bashkuar dhe do ta diskutojmë gjerësisht dhe me presidentin Zelensky i cili do të jetë këtu.
Për pjesën e rivendosjes së brex-it në fakt keni parë 2 javët e fundit një marreëveshje tregtare me SHBA dhe Indinë do të kemi të hënën diçka do të jetë momen i rëndësishmë për të përmirësuar jetët e njeëzve, do të presim samitin e së hënës.