Pedagogu i Universitetit Luarasi, Afrim Osmani: Shqipëria mori prestigj nga samiti, Rama si i barabartë mes lidershipëve europianë

Samiti i Komunitetit Politik Europian ishte kryefja sot jo vetëm në Tiranë, por edhe në shumë vende të tjera. I ftuar në “Opinion” në News24, Pedagogu i Universitetit Luarasi, Afrim Osmani, u shpreh se Shqipëria mori njëfarë prestigji nga ky samit.

Sipas Osmanit, u tregua se për të paktën një ditë ne jemi europianë, dhe kur flitet për sigurinë ndërkombëtare në vendin tonë, është një imazh shumë i madh për Shqipërinë.

“Dua të bëj një qasje tërësisht qytetare, të pandikuar nga politika. Sjellja jonë nga peripecitë e sitemit kishin krijuar një tjetër imazh. Rama ka arritur të bisedojë si lidership në mënyrë të barabartë me të gjithë liderët europianë, duke mos treguar servilizëm. Morëm një farë prestigji si vend. Natyrisht, Rama mund të marrë favore për veten me këtë organizim.

Ne kemi qenë të përjashtuar nga Evropa për shumë vite, për shumë gjëra, jo vetëm në kohën e komunizmit. Sot u tregua se jemi europianë. Ky samit e vërtetoi, nuk dua të hyj në politikë. Siguria është kryefjala në mbarë botën dhe si shqiptar them se është bukur kur ky samit i rëndësishëm realizohet në vendin tim. Ne kemi nevojë edhe për kulturë europiane dhe ky samit na mësoi pak” – u shpreh Osmani.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook