Pse protesta e PD mbahet më 16 maj? Boçi: Zgjedhjet janë vjedhur e blerë. Kryeministri sot show politik, po dërgojmë një mesazh

Partia Demokratike ka organizuar një protestë më 16 maj në Bulevardin e Ri, në të njëjtën ditë kur në Tiranë po zhvillohet një samit ndërkombëtar.

Luciano Boçi, duke folur për News24, tha protesta synon të denoncojë parregullsitë në procesin zgjedhor dhe të japë një mesazh kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. “Zgjedhjet janë vjedhur e blerë nga Edi Rama. Është përdorur krimi i organizuar dhe krimi policor. Ka koencidencë thoni ju se ka një Samit, por se Rama po shet shou politik”, tha ai.

Luçiano Boçi: Zgjedhjet janë vjedhur e blerë nga Edi Rama. Është përdorur krimi i organizuar dhe krimi policor. Ka koencidencë thoni ju se ka një Samit, por se Rama po shet shou politik. Ne po dërgojmë një mesazh real se çfarë përfaqëson Edi Rama në të vërtetë. Në atë Samit nuk transmetohet e vërteta, qëllimi kryesor është që zgjedhjet janë vjedhur. Shqipëria nuk ka lirinë e votës, faktet kanë dalë dhe mesazhin duhet ta marrin. Vota devijoi dhe diferenca nuk ka lidhje me elementë politikë. Hajduti është në Samit dhe ne duhet të thoshkemi se ç’problem kemi ne. Ne duhet të zgjidhim problemin që ka Shqipëria me këtë kryeministër, pastaj shikojmë situatën në PD. Të vijojmë luftën me kryebanditin.

Opozita akuzon mazhorancën për manipulim të rezultatit përmes blerjes së votës dhe përdorimit të strukturave kriminale dhe policore, duke e cilësuar këtë si një shkelje të rëndë të demokracisë dhe një kërcënim për lirinë e votës në vend.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook