“Putin nuk do paqe”, Von der Leyen nga Tirana për armëpushimin në Ukrainë: Duhet t’i bëjmë më shumë presion Rusisë! Ja çfarë përmban paketa e re e sanksioneve

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë, ka bërë thirrje për intensifikimin e presionit ndaj Rusisë, në funksion të një armëpushimi të menjëhershëm në Ukrainë.

“Ne kërkojmë një armëpushim pa kushte. Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, është e gatshme për paqe. Por fakti që Presidenti Zelensky ishte i gatshëm të takohej dhe nga ana tjetër nuk pati asnjë reagim nga Kremlini, tregon qartë se Putin nuk e dëshiron paqen”, deklaroi Von der Leyen.

Ajo theksoi se Bashkimi Evropian po përgatit një paketë të re sanksionesh, që do të ketë në fokus sektorin e energjisë dhe lëvizshmërinë detare të Rusisë:

“Do të ndalojmë lëvizjen e disa anijeve të flotës ruse dhe do të ndikojmë në transportin e naftës. Duhet presion i vazhdueshëm deri në arritjen e armëpushimit.”

Von der Leyen tha se përballë qëndrimit të papërkulur të Putinit, bashkëpunimi transatlantik mbetet thelbësor dhe BE është e vendosur të qëndrojë në krah të Ukrainës.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook