Rama: Moment fantastik për zgjerimin e BE-së, duhet të përfitojmë! Të punojmë çdo ditë për integrimin në familjen europiane

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e një faze të re në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.

Ai e cilësoi këtë si një moment fantastik për zgjerimin e Bashkimit Europian dhe nënvizoi domosdoshmërinë që vendi të përfitojë maksimalisht nga ky moment.

Rama theksoi se objektivi i qeverisë është mbyllja e negociatave me BE brenda vitit 2027, përmes angazhimit të përditshëm dhe përmbushjes së standardeve të kërkuara nga shtetet anëtare dhe Komisioni Europian.

Edi Rama: Ne duam të mbyllim negociatat me BE brenda 2027. Duhet të arrijmë rezultate të mira përditë. Komisioni Euriopian është krah nesh për të na ndihmuar. Shtetet anëtare janë për të vëzhguar që gjithçka është në standardet e duhura. Është moment fantastik për zgjerimin e BE-së, duhet që të përfitojmë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook