Tiranë – Tirana mirëpriti sot Samitin e Komunitetit Politik Europian, një mbledhje e liderëve të BE, që vjen në një kohë të ndjeshme për sigurinë dhe stabilitetin në kontinent. Në një lidhje direkt për News24, profesori dhe analisti politik Medlir Mema theksoi se ky samit nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por është një reagim ndaj kërcënimit të mundshëm nga Rusia në rajon.
Sipas Memës, çdo shtet që merr pjesë në këtë takim vjen me interesa të caktuara kombëtare, ndërsa theksoi se Shqipëria, si një vend i vogël, mbetet e prekshme nëse tensionet rriten në rajon, veçanërisht në raport me Serbinë. Samiti zhvillohet çdo gjashtë muaj, duke alternuar vendndodhjen mes vendeve anëtare dhe jo-anëtare të BE-së, dhe ka për qëllim forcimin e dialogut politik mes vendeve europiane përballë sfidave të përbashkëta.
Medlir Mema: Samiti i BE që po mbahet në Tiranë nuk lidhet me integrimin e Shqipërisë në BE. Samiti mblidhet kundër kërcënimit të mundshëm rus. Secili shtet vjen për interesa personale. Samiti nuk ka të bëjë më BE-në. Njëherë në 6 muaj liderët politikë takohen në një vend të BE-së dhe njëherë në një vend jo të BE-së. Shqipëria ka rrezik nga Rusia, vendi ynë preket nëse Serbia na kërcënon. Liderët europianë takohen në vende të BE-së dhe jo të BE-së. Samiti lidhet me interesa të ngushta të shteteve me njëri-tjetrin.
(Arena e Lajmit)