Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas në një deklaratë për mediat para nisjes së punimeve të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet sot në Tiranë, ka vlerësuar me nota pozitive reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare.
E pyetur se a do të hyjë Shqipëria në BE në vitin 2030, Kallas tha se Shqipëria po bën progres të shkëlqyer kur vjen fjala për reformat, por nga ana tjetër dhe BE duhet të bëjë hapat e duhur
“Nga ana jonë duhen bërë hapat e duhur. Ju duhet të bëni reformat në sundimin e ligjit, etj, por ka një moment poltiik që të gjithë duan që procesi i zgjerimit të ndodhë dhe nuk ka qenë më parë dhe kjo nuk është e nevojshme vetmë për vendet e Ballkanit Perëndimor por dhe BE sa i takon fuqisë ekonomike dhe gjeopolitike”, tha kryediplomatja e BE, Kaja Kallas.
()