Vijon numërimi i zarfeve të diasporës, Partia Socialiste kalon 811 mijë vota

Partia Socialiste e Shqipërisë ka thelluar edhe më tel diferencën me subjektet e tjera politike në zgjedhjet e 11 majit.

Kur kanë mbetur edhe rreth 50 mijë zarfe nga vota e diasporës për t’u numëruar, PS ka siguruar gjithsej 811.322 vota, pra 52.3 për qind të votave të përgjithshme.

Ndërkohë Partia Demokratike-Aleancë për Shqipërinë Madhështore ka marrë 522.462, ose 33.7% të totalit.

Forcë e tretë renditet Nisma Shqipëria Bëhet me 3.9%, pra 61.084 vota.

Ndërkohë Partia Social Demokrate ka siguruar 3.2%, që nënkupton 49.499 vota.

111111
111111

Jashtë karrigeve të Kuvendit ngel Lulzim Basha dhe forca e drejtuar prej tij, Koalicioni Euroatlantik, bashkë me Lëvizjen Djathtas për Zhvillim të Dashamir Shehit e Enkelejd Alibeajt.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook