Zgjedhjet e 11 Majit! KQZ bën bilancin: Brenda vendit kanë votuar mbi 1.4 milionë shqiptarë, nga jashtë mbi 196 mijë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një bilanc paraprak mbi pjesëmarrjen dhe rezultatet e votimit, bazuar në të dhënat e transmetuara nga operatorët në terren, si brenda vendit, ashtu edhe nga diaspora.

Sipas KQZ-së, nga 3.467.962 zgjedhës të regjistruar në listat zgjedhore, kanë votuar gjithsej 1.462.138 qytetarë brenda territorit të Shqipërisë. Nga këto vota, 1.406.514 janë shpallur të vlefshme, ndërsa 55.514 janë konsideruar të pavlefshme.

Gjithashtu, KZAZ-të kanë identifikuar 12 kuti votimi si të parregullta, të cilat nuk janë përfshirë në procesin e numërimit.

Sa i përket votimit nga diaspora, janë regjistruar 194.889 vota të ardhura përmes shërbimit postar. Nga këto, deri më tani janë numëruar 1.532 vota të pavlefshme.

Ky është një raport paraprak dhe mund të pasqyrojë ndryshime me përfundimin e plotë të procesit të numërimit dhe verifikimit.

Njoftimi: 

Të dhënat paraprake të transmetuara nga operatorët në sistemin e informacionit në KQZ, për votimin brenda vendit:

3.467.962 – Numri total i zgjedhësve në listë;

1.462.138 – Numri i votuesve në qendrat e votimit të numëruara;

1.406.514 – Vota të vlefshme;

55.514 – Vota të pavlefshme;

Shënim: 12 kuti votimi janë shpallur të parregullta nga KZAZ-të (të panumëruara).

🌐🗳️VOTIMI NGA JASHTË

245.953 – Numri total i zgjedhësve të miratuar nga KQZ

194.889 – Numri total i zarfave të shërbimit postar

147.024 – Numri total i zarfave të numëruar

145.316 – Vota të vlefshme

1532 – Vota të pavlefshme

Shënim: Të dhënat për numërimin, votat e vlefshme dhe të pavlefshme nuk përfshijnë zarfet e mbërritura në KQZ nga shteti i Greqisë. Votat nga Greqia do të vlerësohen sipas vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve të datës 16 Maj 2025.

Të gjitha Informacionet zgjedhore paraprake nga Votimi Brenda Vendit dhe nga Votimi Jashtë Vendit gjenden online te www.kqz.al. Linku në komentin e parë.

Projekti i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri “Mbështetje për Reformën dhe Procesin Zgjedhor në Shqipëri” mbështetet nga Suedia, Zvicra, Misioni i SHBA-së në OSBE dhe Polonia.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook