
Aubrey O’Day, ish-anëtarja e grupit Danity Kane dhe një nga emrat që u përfol si dëshmitare në gjyqin federal kundër Sean “Diddy” Combs, ka mohuar zërat se do të marrë pjesë në seancat gjyqësore. Në episodin e parë të podcast-it të ri të Amy Robach dhe T.J. Holmes, ajo deklaroi se “nuk është në Nju Jork për të dëshmuar, të paktën jo sipas asaj që di.”
Postimi i saj në Instagram më 14 maj, ku shfaqej në Nju Jork me një emoji peshe (simbol i drejtësisë), nxiti spekulime se mund të kishte lidhje me procesin. Por vetë O’Day sqaroi se ka pasur një takim me Homeland Security, por nuk është thirrur për të dëshmuar. “Doja të bëja të qartë se nuk jam këtu për të dëshmuar,” u shpreh ajo.
Ndërkohë, gjyqi ndaj Diddy-t, i cili akuzohet për trafikim seksual dhe veprimtari kriminale, vijon në Brooklyn. Ai është arrestuar që në shtator 2024 dhe ndodhet në paraburgim pa të drejtë kauce. Ish-partnerja e tij, këngëtarja Cassie Ventura, ka dhënë tashmë një dëshmi tronditëse për abuzim dhe manipulim emocional, si dhe për festa seksuale të quajtura “Freak Offs.”
Seancat pritet të zgjasin disa javë, ndërsa Diddy i mohon të gjitha akuzat.