Cili ka qenë momenti më i vështirë në karrierë? Gonxhja: Ishte më 2002, për një përgjegjësi të…

Blendi Gonxhja, kandidati më i votuar nga Partia Socialiste në qarkun e Tiranës gjatë zgjedhjeve të 11 majit, ishte i ftuar këtë fundjavë në emisionin “Kjo javë” në News 24.

Gjatë intervistës, Gonxhja ndau një moment personal nga karriera e tij, të cilin e cilësoi si më të vështirin. Ai rrëfeu se në vitin 2002 u përball me një situatë të rëndë, për një projekt të zbatuar gabim nga paraardhësit, për të cilin nuk kishte asnjë përgjegjësi direkte. “Ishte një moment kur të dukej sikur të thyhej e gjithë jeta para syve,” u shpreh ai. Ndërkohë, Gonxhja e konsideroi periudhën e tanishme si më të bukurën në rrugëtimin e tij profesional dhe politik.

Blendi Gonxhja: Momenti më i vështirë ka qenë në vitin 2002. Në këtë vit, për një ngjarje, që nuk kam pasur asnjë përgjegjësi direkt dhe as përgjegjësi konkrete. Përkundrazi, përgjegjës ishin paraardhësit tanë, ku kishim të bënim me një projekt i zbatuar gabim, ku përgjegjëse ishte Bashkia, përpara se ne ta merrnim. Ai ka qenë moment i vështirë. Natyrisht ka qenë moment, kur ti shikon të të thyhet gjithë jeta jote para teje. Ndërsa, ky sot është momenti më i bukur.

(Arena e Lajmit)

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook