Kryeministri Edi Rama ka hapur fjalimin e tij me një batutë për fjalimet e shkurtra, duke treguar me humor se kjo nuk është pika e tij e fortë. Pas katër zgjedhjeve dhe përvojës së gjatë politike, ai pranoi se rreziku për të folur më shumë është gjithmonë i pranishëm, por për këtë rast ai do të fliste shkurt.
“Fjalimet e shkurtra s’janë pika ime më e fortë,” tha Rama, duke shtuar se udhëheqësit në Ballkan janë zakonisht të njohur për fjalime të gjata.
“Pas 4 zgjedhjeve, rreziku për të folur edhe më gjatë është i pranishëm, por do të flas shkurt,” theksoi ai, duke ngjallur të qeshura mes audiencës.
Në vazhdim, kryeministri Rama theksoi arritjet e qeverisë dhe progresin e Shqipërisë gjatë periudhës së tij në pushtet. Ai shprehu krenarinë për atë që ka arritur Shqipëria deri tani dhe theksoi se asnjëherë nuk ishte imagjinuar që do të arrinin këto rezultate, as 10 dhe as 5 vite më parë.
“Jemi shumë krenarë për atë që kemi arritur deri tani. Më besoni, askush nuk do ta kishte imagjinuar atë që po ndodh sot, për atë që ndodhi dje. Nuk po flas për imagjinatën e 100 viteve më parë, por për imagjinatën e 10 viteve më parë, të 5 viteve më parë,” tha ai.
Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë dhe tani po shihen rezultatet e ndryshimeve që po realizohen.
“Dua të flas shumë shkurtimisht që nuk është pika ime e fortë. Përgjithësisht udhëheqësit në Ballkan i kanë fjalimet e gjata. Dhe pas 4 zgjedhjeve rreziku për të folur edhe më gjatë është i pranishëm, por do të flas shkurt.
Dhe dua të thëm që jemi shumë krenar për atë që kemi arritur deri tani. Më besoni askush nuk do ta kishte imagjinuar atë që po ndodh sot, për atë që ndodhi dje. Dhe nuk po flas po flas për imagjinatën e 100 viteve më parë, por për imagjinatën e 10 viteve më parë, të 5 viteve më parë. Kemi bërë një rrugë të gjatë. Tanimë jemi dëshmitarë të rezultateve të ndryshimeve që po realizojmë. Dhe kjo është një gjë që ashtu sië na jep kënaqësi edhe na tmerron sepse përgjegjësia është e madhe. Kërkesa për të patur rezultate të larta po rritet dita ditës”, tha mes të tjerash ai.