“Jemi forcë e tretë politike”, Lapaj kërkon ndryshimin e Kodit Zgjedhor: Kemi 63 mijë vota, meritonim 6 mandate

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka fituar një mandat në Kuvendin e Shqipërisë. Drejtuesi i koalicionit, Adriatik Lapaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve, duke theksuar se koalicioni i tij meritoi më shumë se një mandat.

Në një postim në rrjetet sociale, Lapaj thekson se sistemi elektoral ka dëshmuar se është i padrejtë, duke krahasuar numrin e votave të marra nga PS dhe koalicioni i tij. Sipas tij, Partia Socialiste ka fituar një mandat me afro 10,000 vota, ndërsa “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë rreth 63,000 vota, por ka siguruar vetëm një mandat. Ai kërkoi një ndryshim të ligjit elektoral dhe propozoi modelin e Kosovës, që përdor proporcionalitetin kombëtar me lista të hapura.

Lapaj falënderoi të gjithë ata që e mbështetën, duke theksuar se koalicioni do të vazhdojë të luftojë për vlerat që përfaqëson. Ai shtoi se “Nisma Shqipëria Bëhet” është e hapur për ata që besojnë në këto vlera dhe është vendosur që të vazhdojë rrugën e saj pa kthim pas.

Postimi i drejtuesit të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj:

Lëvizja Shqipëria Bëhet u kthye në parti politike në dt. 30 shtator 2024.

Për 8 muaj, me gjithë vështirësitë që ju i dini i’a dolëm të renditemi forcë e 3 politike në vend (përballë atyre që kërcënojnë, blejnë dhe vjedhin votë).

Faleminderit secilit që na besoi me votë!

Sistemi elektoral u dëshmua para të gjithëve si i padrejtë. Ps e nxori 1 mandat me afro 10 000 vota, ndërsa koalicioni ynë me afro 63 000 (deri tani).

Ps ka marrë vota sa për 73 mandate, por ligji elektoral i padrejtë i ka dhënë 83.

Koalicioni ynë duhet të kishte të paktën 6 mandate. Duhet ndryshuar ligji elektoral. Shikoni modelin e Kosovës, proporcional kombëtar me lista të hapura.

Lëvizja Shqipëria Bëhet është e hapur për këdo beson te vlerat, të na bashkohet!

Nuk ka kthim pas!


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook