“Legjenda” dhe rekordmenë, njihuni me 11-shen e dekadës te Partizani

Që nga 2013-ta, Partizani ka nisur një epokë të re të klubit, e cila deri më tani ka parë të ndahet në disa cikle.

Një numër i pamat futbollistësh kanë kaluar në klubin 17 herë kampion, por vetëm një numër i vogël kanë arritur të ngulin “rrënjë” dhe të lënë gjurmë në historinë e Partizanit. Janë ca më shumë se kaq, por “Panorama Sport” ka vendosur të rendisë një 11- she me lojtarët më të aktivizuar në pozicionet e tyre.

“FLAMURI” – Ky repart është edhe ai që ka lojtarët më jetëgjatë te Partizani. I pari dhe rekordmeni i kësaj epoke “moderne” të Partizanit është Alban Hoxha. Me 355 ndeshje të luajtura që nga 2013-ta, cërrikasi është lojtari më jetëgjatë jo vetëm i Partizanit, por edhe i gjithë Superiores për periudhën kur ai ka luajtur. Ai është ende pjesë e Partizanit dhe mund ta thyejë këtë rekord, teksa duhet thënë se e gjithë pjesa tjetër e 11-shes nuk janë më pjesë e Partizanit, por janë të gjithë aktivë. Madje, një pjesë e tyre luajnë për klube të rëndësishme jashtë vendit. Mbrojtjen e plotësojnë emra si Trashi, Belica, Bitri dhe Ibrahimi, të gjithë lojtarë protagonistë në titujt e fituar nga Partizani gjatë kësaj periudhe.

MESFUSHA – Ky repart, nëse do të luanin bashkë, do të përbënin një nga treshet më të forta të dekadës së fundit të futbollit shqiptar. Mala, Rrapaj dhe Batha ishin tre lojtarë që lanë gjurmë me Partizanin. Të tre kanë qenë lojtarët më të fortë të kampionatit shqiptar, megjithëse kanë luajtur në periudhë të ndryshme për fanellën e kuqe. I fundit që u largua ishte Arinaldo Rrapaj. Vlonjati në janar iu bashkua Kolos Kovalivkës në Ukrainë, ku po luan rregullisht dhe është shndërruar shumë shpejt në një lojtar kyç.

SULMI – Edhe reparti i sulmit përbëhet nga lojtarë që kanë lënë pas histori e rekorde. Në të djathtë në këtë formacion hipotetik do të luante Jasir Asani, sulmues i Kombëtares dhe një nga lojtarit kyç në titullin e 2019-ës. Në qendër do të renditej golashënuesi më i mirë i ekipit që nga 2013-ta, Tedi Cara, teksa krah tij do të luante një nga talentet më të mëdha që kanë nxjerrë ekipet zinxhir të të kuqve, Jurgen Bardhi.

fhgf

FITIMET – Përveç faktit që kanë kontribuar në ekip për një kohë të gjatë, Partiaani është përpjekur të fitojë nga shitjet e këtyre lojtarëve. Në fund të kuqtë kanë arkëtuar një shifër prej afro 1.3 milionë eurosh nga kjo 11-she, një shifër mjaft e ulët. Arsyeja është se shumica e tyre janë larguar me parametra zero dhe nuk kanë sjellë të ardhura në shtëpinë e kuqe. Lojtarët që janë shitur janë: Trashi (250 mijë euro), Bitri (150 mijë euro), Mala (100 mijë euro), Rrapaj (550 mijë euro) dhe Cara (200 mijë euro).


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook