Partia Demokratike ka arritur të ruajë mandatin e katërt në qarkun e Lezhës pas një gare jashtëzakonisht të ngushtë me Partinë Socialiste. Me vetëm 70 vota diferencë, PD siguroi përfaqësimin e katërt në Kuvend nga ky qark, në një proces që u karakterizua nga tensioni, rivaliteti i fortë politik, por edhe në fund pranimi i rezultatit.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), PD arriti të marrë 33.524 vota, ndërsa PS 33.299 vota. Vota e diasporës nuk mjaftoi për të përmbysur avantazhin e PD-së brenda territorit.


Kjo garë në Lezhë vlerësohet si një nga më të ngushtat në zgjedhjet e 11 Majit, ku çdo votë ka pasur rëndësi vendimtare. Ruajtja e mandatit të katërt nga PD përbën një sukses strategjik për opozitën, duke i shtuar peshë përfaqësimit të saj në parlament.
(Arena e Lajmit)