Malia Obama akuzohet për kopjimin e një regjisoreje indie për reklamën e Nike

Malia Obama, vajza e ish-presidentit amerikan Barack Obama, është përfshirë në një debat publik pasi është akuzuar për kopjimin e një regjisoreje të pavarur në reklamën që ka realizuar së fundmi për markën e njohur Nike. Kjo është reklama e parë që Malia ka regjizuar vetë dhe u publikua në fillim të këtij muaji, duke tërhequr vëmendje të madhe si për përmbajtjen ashtu edhe për emrin e saj.

Regjisorja Natalie Jasmine Harris pretendon se reklama një minutëshe e Malias për Nike përmban skena që janë “tronditësisht të ngjashme” me filmin e saj të shkurtër “Grace”, i cili pritet të publikohet në vitin 2024. Sipas Harris, elementë vizualë dhe tematikë nga reklama e Nike janë thuajse identikë me ato të projektit të saj origjinal.

Për momentin, Malia nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre akuzave, ndërsa debati po ndez rrjetet sociale dhe mediat amerikane, ku shumë po e mbrojnë si një regjisore e re në rritje, ndërsa të tjerë kërkojnë më shumë transparencë dhe përgjegjësi krijuese.

Reklama në fjalë ka tërhequr vëmendje jo vetëm për përfshirjen e Malias, por edhe për mënyrën e realizimit dhe tonin artistik që e dallon nga reklamat tipike të Nike.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook