Mark Markez sheh drejt titullit: Asnjë nga pistat s’më tremb më

Botërori 2025 i Moto GP-së po dominohet nga Mark Markez, teksa spanjolli po shkëlqen në sezonin e tij të parë me Dukatin zyrtar, si lider i kampionatit me 171 pikë.

Më pas vjen vëllai i tij, Aleks, me motorin Dukati Gresini, në vend të dytë me 149 pikë dhe shoku i ekipit, Peko Banjaja, i treti me 120 pikë. Përveç zero pikëve, për shkak të gabimeve, në garat në Ostin dhe Herez, dhe vendit të dytë në Lë Mansh, Markez ka triumfuar në të gjitha garat e tjera të mëdha si dhe në Sprinte.

Megjithatë, ajo që e bën më të lumtur tetë herë kampionin e botës është fakti që Dukati GP-25 i tij, i lejon të shkojë fort në të gjitha llojet e kushteve dhe në të gjitha pistat. Markez ka qenë i shpejtë në pista të thata, të lagështa, të përziera, të ngushta, të gjera, me më shumë ose më pak të drejta, me kthesa të shpejta ose frenim dhe përshpejtim të fortë. Një garanci suksesi. Fundjavën mes datave 23 dhe 25 maj, kampionati do të zhvendoset në Britaninë e Madhe për ndalesën e radhës, aty ku Markez do të kërkojë që ta thellojë edhe më shumë diferencën me rivalët.

“Sigurisht, kemi treguar shpejtësi të mirë në të gjitha pistat. Katari ishte për mua një nga garat më të rëndësishme. Tani vjen Silverston, ku mund të presim që Aleks të jetë super i shpejtë atje. Normalisht, është një pistë në të cilën ai është shumë i mirë dhe për sa i përket stilit të drejtimit, do të jetë më i mirë se në Lë Mansh. Cila pistë do të jetë më e vështira për mua? Shpresoj asnjë, ky është qëllimi.

Sigurisht, sinqerisht, do të ketë disa pistë ku do të kem vështirësi, por nuk do të arrij para fundjavës duke menduar, ‘Oh, kjo do të jetë e vështirë për mua’. Në këtë fazë të sezonit, mund ta përdorim edhe këtë avantazh të vogël, dhe qëllimi do të jetë të mos e humbasim atë, siç bëmë në Ostin dhe Herez”, deklaron Mark Markez.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook