“Mbrëmje e veçantë”/ Spiropali ndan pamje nga darka e zhvilluar te Pallati i Brigadave, të pranishëm Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga darka e mbajtur dje në Pallatin e Brigadave, ku të pranishëm ishin edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron.

Spiroapli e ka quajtur atë një mbrëmje të veçantë, ndërsa pjesë e darkës duhet se ka qenë veç kryeministrit dhe bashkëshortes së tij Linda Rama, edhe personalitete të shquara nga politika, kultura dhe jeta publike.

“Pallati i Brigadave.
Një mbrëmje e veçantë në praninë e Presidentit të Francës Emmanuel Macron, Zonjës së Parë Brigitte Macron, Kryeministrit Edi Rama dhe Zonjës Linda Rama, si dhe personaliteteve të shquara nga politika, kultura dhe jeta publike”, shkruan kryeparlamentarja.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook