Më i votuari në qarkun e Tiranës! Blendi Gonxhja në “Kjo javë”: Mora ndjesi pozitive nga takimet me qytetarët. Puna që kam bërë m’u shpërblye

Blendi Gonxhja, kandidati më i votuar nga Partia Socialiste në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, ishte i ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24, ku foli për përvojën e tij gjatë fushatës dhe rezultatin e arritur.

Gonxhja u shpreh se e përjetoi me kënaqësi këtë sfidë politike, duke theksuar se gjatë takimeve me qytetarët ndjeu një frymë pozitive dhe mbështetje të sinqertë. “Puna që kam bërë ndër vite po më shpërblehet. Bashkëbisedimi me njerëzit ka qenë real dhe ndjesia që mora në terren ishte shumë e mirë,” deklaroi ai.

Gonxhja theksoi gjithashtu se ndiente se i kishte borxh vetes dhe familjes këtë përpjekje për të hyrë në një garë të tillë, të cilën e konsideron një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij profesional.

Blendi Gonxhja: Është kënaqësi. Unë kam pasur një histori të rëndësishme në jetën time dhe i kisha borxh vetes sime, familjes, që të provoj dhe njëherë një sfidë. Mora një ndjesi të mirë nga qytetarët në terren. Jam munduar të jem në anën e drejtë të ngjarjeve. Puna që kam bërë po më shpërblehet. Mbështetja ka lidhje me disa faktorë, fryma që ndjeja në fushatë ishte tepër pozitive. Bashkëbisedimi me njerëzit ka qenë real.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook