Tekniku i Napolit, Conte dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj Parmës.
“Na kërkuan të përgatisnim një tortë dhe ne e kemi bërë e prezantuar. Tani mungon vetëm qershia,” deklaroi Conte, duke theksuar se “po luajmë për një objektiv që nuk ishte i parashikueshëm” dhe se “ndiej një përgjegjësi shumë të madhe”.
“McTominay ka pasur disa problemet e veta, si edhe të tjerë, por ne gjithmonë do të gjejmë zgjidhjen.” Ndërsa për David Neres, trajneri theksoi se ka rikuperuar pjesërisht, por “nuk mund të luajë nga minuta e parë”.
Për kundërshtarin:
“Parma po lufton për mbijetesë, do të luajë me thonj e dhëmbë. Është një skuadër që do të japë gjithçka për të marrë rezultat.”
Conte foli edhe për rëndësinë emocionale të momentit:
“Vetëm kush nuk ka luajtur kurrë për asgjë mund të mendojë se nuk ka përfshirje emocionale. Këto janë presione që i kemi fituar me meritë.”
Duke iu referuar barazimit zhgënjyes me Genoa-n:
“Na ka mërzitur shumë. Ishte një ndeshje e dominuar nga ne dhe që meritonim të fitonim. Por tani e rëndësishme është vetëm Parma.”
Mbi emocionet dhe rëndësinë e këtij sezoni:
“Dy vite më parë Napoli nuk fitonte prej 30 vitesh. Të fitosh këtu do të thotë të mbetesh në histori. Kemi rikthyer entuziazmin, kemi mbushur stadiumin, kemi kthyer Napolin në Champions. Tani duhet të vendosim qershinë mbi tortë.”
Së fundi, për përballjen indirekte me Interin:
“Do të informohemi gjatë ndeshjes për rezultatin e tyre, por nuk duhet të spekulojmë. Ne duhet të mendojmë për veten dhe të japim maksimumin.”
Conte mbylli fjalën me një mesazh kuptimplotë:
“Duhet të kemi ambicien të mbetemi në kujtesën e Napolit. Kemi bërë shumë, por kemi ende diçka të madhe për të arritur.”
“Arena e Lajmit”