“Ne mund t’i ndërtojmë ëndrrat tona mbi mendje dyshuese”/ Buzëqeshje, përqafime dhe shtrëngime duarsh, Rama ndan pamje nga Samiti i djeshëm në Tiranë (VIDEO)

Nën tingujt e “We can build our dreams on suspicious minds” (Ne mund t’i ndërtojmë ëndrrat tona mbi mendje dyshuese) Elvis Presley, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Samiti i djeshëm në Tiranë ku liderët europianë zbarkuan në kryeqytetin shqiptar.

Pamjet nga tapeti i kuq, mes shtrëngime të përzemërta duarsh, përqafimesh dhe buzëqeshjesh, zënë pjesën kryesore të kartolinës së ndarë nga kreu i qeverisë.

Një moment i veçantë ishte pa dyshim takimi i Ramës me kryeministren italiane Georgia Meloni, të cilës iu ul në gjunjë.

“E bën që të jetë i gjatë sa unë” komentoi dje Meloni.

Një zgjedhje jo e rastësishme duket se ka qenë pa dyshim edhe kënga që shoqëronte pamjet.

“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë e një dite historike të Europës në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook