Ka nisur numërimi i votave të Greqisë në Parkun Olimpik.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se procesi po ndiqet nga Agron Gjekmarkaj nga kampi blu dhe nga Taulant Balla si përfaqësues i socialistëve.
Azmir Dulevic është kandidat për qarkun Fier nga Nisma ‘Shqipëria Bëhet’. Ai gjithashtu po ndjek nga afër procesin.
Janë rreth 50 mijë vota të mbërritura me zarfe nga fqinji jugor të cilat u hoqën mënjanë nga KQZ, pasi u kontestuan nga PD.
Nga ana tjetër, ka përfunduar numërimi i votave të ardhura nga shtetet e tjera. 246 mijë shqiptarë me banim jashtë vendit u regjistruan në sistemin online të KQZ për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Por nga këta, 194 mijë emigrantë shprehën verdiktin e tyre duke kthyer në KQZ zarfin me votën.
Rreth 20 mijë zarfe nuk mbërritën asnjëherë në destinacion ndërsa pjesa tjetër e përfaqësuesve të diasporës nuk denjuan të kthenin zarfin.