Ka nisur Forumi ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), platforma globale që mbledh liderë politikë, drejtues të korporatave më të mëdha në botë për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes së ekonomisë botërore
Edi Rama: Kur Trump thotë që Zoti e shpëtoi për SHBA, thotë vetëm gjysmën e të vërtetës, besoj se Zoti e shpëtoi sepse ka një plan edhe për Europën. Kur dëgjova Trump të fliste për një epokë të re që po afronte, besova që një epokë e tillë mund të çelet edhe për Europën, gjithçka mund të varet vetëm se sa shpejt do të mendojmë jashtë kornizës dhe të kuptojmë që çdokush po bën të pamendueshmen, ndërsa Europa mendon njësoj si në kohët para këtij momenti. Europa duhet të mendojë të bëjë të pamendueshmen dhe kjo nuk besoj se është shumë e vështirë.