Pritet ndryshim i situatës atmosferike në territorin Shqiptar duke sjellë dobësim të dukshëm të vranësirave dhe shirave.
Megjithatë do të mbeten prezente në zonat e thella malore veriore dhe verilindore.
Parashikohet që orët e pasdites të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit, ku në skajin Juglindor do të ketë momente me pika shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 24°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi; Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 -2 ballë.