Pas përfundimit të numërimit të votave të diasporës, Partia Demokratike ka arritur të ruajë mandatin e katërt në qarkun e Lezhës, duke vulosur kështu një fitore të rëndësishme në këtë zonë. Rezultati final u prit me qetësi nga të dyja palët, të cilat pranuan verdiktin e kutive të votimit.
Në një atmosferë të qetë dhe me tone pajtuese, Kadeli, uroi publikisht fituesin Gjin Gjoni për rezultatin, duke e cilësuar atë si një garë të ndershme dhe me standarde demokratike.
Të dyja palët u panë duke shkëmbyer batuta miqësore dhe në fund shtrënguan duart, duke dhënë një shembull të rrallë të ‘fair play’-t politik në Shqipëri. Partia Demokratike fitoi me 70 vota më shumë se Partia Socialiste në qarkun e Lezhës.
(Arena e Lajmit)