Te Partizani, menjëherë pas ndeshjes për vendin e tretë me Dinamon, të gjithë lojtarët dhe pjesa më e madhe e stafit teknik janë shpërndarë dhe kanë nisur pushimet pas një sezoni mjaft të ngjeshur dhe të lodhshëm.
Siç shihet në postimet e publikuara në rrjetet sociale, shumica e tyre janë bashkuar me familjet ose kanë udhëtuar për të vizituar vende jashtë vendit. Sipas planit, të kuqtë pritet të kthehen pas afro 10 ditësh, me datën, që mbetet për t’u ekzaktësuar.
Me t’u kthyer, një pjesë e tyre do të ulen me klubin për rinovime të mundshme, të tjerë për largime, teksa pjesa më e madhe do të nisin përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Konferencës, ku objektivi minimal është kalimi i një turi, pas favorit të faktit që janë në vazon e favoritëve.
Sa u përket afrimeve, gjithçka mbetet “e ngrirë” në lidhje me marrëveshjet, por kjo nuk i ka ndaluar drejtuesit të nisin kontaktet me futbollistë të ndryshëm, teksa emrat për momentin mbahen sekret me mjaft fanatizëm.