Kanë qenë ditë mjaft intensive për drejtuesin politik të Qarkut Lezhë, Agron Gjekmarkaj, i cili falë përkushtimit të të gjithë demokratëve në këtë qark, ka arritur të fitojë deri më tani 4:3 ndaj PS.
Teksa ai po vëzhgonte numërimin e votave në Parkun Olimpik të diasporës, nga ku varet edhe rezultati përfundimtar i këtij qarku, disa anëtarë të PD Lezhë, kanë surprizuar deputetin e ardhshëm të Kuvendit, duke i sjellë një tortë.
Gjekmarkaj mbushi 51 vjeç dhe ai nuk e priste që ta festonte në këtë mënyrë.
()