Crystal Palace është fituese e FA Cup. Ekipi i Glasner triumfoi 1-0 ndaj Manchester Cityt, në ndeshjen e luajtur në “Wembley”.
Pas çerek ore lojë, Eze ndëshkoi portierin Ortega .”Qytetarët” u përpoqën që të futeshin në lojë dhe u hodhën në sulm, në minutat e fundit të pjesës së parë, Marmoush gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Palace mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund të ndeshjes, pavarësisht 10 minutave shtesë. Kështu, kjo skuadër, fiton trofeun e parë.
Në krahun tjetër, zhgënjim i madh te City, që dështon të fitojë trofe për herë të parë pas 8 vitesh.
“Arena e Lajmit”