Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj, e festoi ditëlindjen këtë vit në një mënyrë të veçantë. Në vend të një atmosfere tradicionale festive, ai ndodhej në ambientet e Parkut Olimpik, ku ndoqi nga afër procesin e numërimit të votave të diasporës për qarkun që përfaqëson. Vëmendja e tij ishte përqendruar te rezultati, pasi ekzistonte rreziku për humbjen e mandatit të katërt – një mandat që në fund PD ia doli ta ruajë.
Megjithatë, dita e tij nuk ka kaluar pa surpriza. Gjekmarkaj është befasuar dy herë: fillimisht nga kolegët e tij demokratë, të cilët e kanë surprizuar me një tortë urimi, dhe më pas, në një gjest të pazakontë, edhe nga përfaqësues të Partisë Socialiste, të cilët gjithashtu i kanë dhuruar një tortë me mbishkrimin “Edhe 100 Agron”. Me humor, Gjekmarkaj ka komentuar praninë e tortës së socialistëve duke thënë: “Mos i kini hedhurhelm”.
Kjo ditëlindje, ndonëse e kaluar në kushte jo të zakonshme, ka sjellë një moment të rrallë bashkëpunimi e sportiviteti mes kundërshtarëve politikë.
(Arena e Lajmit)
“Arena e Lajmit”